Tempulli

Tempulli ishte vendi ku njërëzit bënin flijimet dhe adhuronin Perëndinë. Tempulli përbëhej prej: 1-Shenjtërorja ku mund të hynte vetëm kryeprifti vetëm një herë në vit. Ai sillte gjakun e flisë si simbol të shlyerjes së mëkateve të popullit. Përpara Shenjtërores gjendej Kurtina, e cila u ça mes për mes (Luka 23, 45). 2- Shenjtërorja e jashtme, në të cilën gjendeshin Shandani i madh, altari i temjanit dhe tryeza e bukëve që i kushtoheshin Perëndisë. Këtu kishin të drejtë që të hynin vetëm prifërinjtë etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]