Teofili
(greqisht: Θεόφιλος) Teofili të cilin ungjillori Luka i përkushton Fjalën e Dytë është një person i panjohur. Shkrimtarët e vjetër kishtarë theksojnë se bëhet fjalë për një person simbolik. Emri Teofil do të thotë mik i Perëndisë. Tek ungjilli sipas Lukës 1, 3 quhet i përndritshmi Teofil. Me fjalën i përndritshmi Luka paraqet sundimtarët romakë të Judesë. Me anën e kësaj shprehjeje Luka thekson përkushtimin e sundimtarëve romakë në besimin e ri.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]