TEPELENA
✤ Qytet në J të Shqipërisë, në faqen e një kodre në të majtë të Vjosës, pranë bashkimit me Drinon, qendër e rrethit të Tepelenës. Popullsia 5092 banorë.
Vendbanimi i hershëm lidhet me një kështjellë të shek. IV-VI të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve gjatë Vjosës në daljen nga gryka e Këlcyrës, gjatë Drinosit dhe ‘Pëirnë Mallakastër. Eoshtë kështjellës ruhen gjurmët e një ure të madhe, pjesa e parë me harqe 20 m të larta është e shek. II, pesë faza të tjera janë ngiritur që nga shek. VI deri në shek. XIX. Kështjella u meremetua në shek. XI-XII, gjurmë të saj ruhen ende në P. Ajo u shkatërrua gjatë pushtimit osman dhe me gurët e saj më 1492 u ndërtua një kështjellë më e vogël, pak më në V. Ajo ruhet edhe sot, ka trajtë katërkëndëshe dhe dy hyrje e dy kulla të rrumbullakëta. Në shek. XVII T. kishte 250 shtëpi. Më 1789 T. e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena, që ngriti aty edhe saraje të vetat. Më 1819 Ali pasha përfundoi një kështjellë prej 4-5 ha, me 3 hyrje dhe 3 kulla. Muret me gurë të gdhendur e të zbukurnara me korniza janë të pjerrëta e të përshtatura për artilerinë. Brenda tyre ishin mjediset për garnizonin dhe banesa të tjera. Kështjella ka trajtën e një trapezi të çrregullt. T, e ka vizatuar më 1809 Xh. Bajroni që e përmend në veprën «ÇajId HaroId». Deri më 1820 T. ishte rezidenca e dytë e Ali pashës, pas Janinës..
Më 1908 në T. u krijua klubi atdhetar «Bashkimi». Më 1916-1917 u zhvillua një veprimtari e gjerë patriotike me pjesëmarrjen e Avni Rustemit, që punonte si mësues në shkollën e qytetit. Më 1920 banorët dhanë ndihmesë për asgjësimin e garnizonit italian që ishte vendosur në kala dhe një numër i madh morën pjesë në Iuftën për çlirimin e Vlorës. Qyteti i T. ka qenë qendër e rëndësishme e Luftës ANÇ. U çlirua më 15.9.1943.
Pas Çlirimit, T. u shndërrua në një qytet bujqësor dhe industrial, qendër kulturore dhe arsimore. Dega kryesore e prodhimit është ind. ushqimore, ka marrë zhvillim edhe ind. e lëndëve të ndërtimit. T. ka shkollë të mesme të përgjithshme dhe një të mesme ndërtimi, si dhe pallatin e kulturës, muzeun e Luftës ANÇ ahe muzeun e arsimit të rrethit. Zhvillojnë veprimtari dega e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, bërthama shkeneore e historianëve dhe e folklorit. Qyteti ka spital, poliklinikë, klinikë stomatologjike, shtëpi lindjeje, qendrën epidemiologjike, Janë ngritur bustet e Heronjve të Popullit Abaz Shehu, Mustafa Matohiti, Asim Zeneli dhe Selam Musai.
Ndërtimet pas Çlirimit u shtrinë sidomos jashtë kalasë, me rrugë të gjera e shtëpi shumëkatëshe. Janë bërë punime e restaurime në kështjellë. Janë pyllëzuar kodrat përreth me pishë e akacie. Aty janë ngritur varrezat e dëshmorëve të rrethit të T.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tepelena