TERMINOLOGJIA
✤ Tërësia e fjalëve speeiale që përdoren në fushat e ndryshme të shkencës, të teknikës, të arteve e të prodhimit. Zhvillimi i T. në gjuhën shqipe është i lidhur në mënyrë të pashkëputur me gjithë historinë e zhvillimit të saj si gjuhë e shkruar dhe si gjuhë kulture. Bazat e T. së sotme shqipe janë hed’nur nga rilindësit. Në periudhën 1912-1944, duke u nisur sidomos nga nevojat e shkollës, punuan për T. dashamirë të gjuhës, specialistë e gjuhëtarë, ndër të cilët shquhen A. Xhuvani e M. Logoreei. U bënë disa përpjekje edhe për shqipërimin e T. së administratës shtetërore, të gjyqeve etj. Fjalori i vetëm terminologjik i botuar para Çlirimit, më 1935, është një fjalor bujqësor italisht-shqip dhe shqip-italisht.
Puna e mirëfilltë sistematike për T. e mbështetur mbi kritere shkencore, nisi pas Çlirimit. Që më 1948 pranë Institutit të Shkencave u ngritën komisione për përpunimin e termave kryesorë të fushave të ndryshme. Më 1949 u botua në Buletinin e Institutit të Shkencave një listë me 946 terma të matematikës frëngjisht-shqip.
Më 1955 pranë Institutit të Historisë e të Gjuhësisë u ngrit sektori i T. i cili ndërmori e drejtoi hartimin e botimin e shumë fjalorëve disagjuhësh në serinë «Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore». Një ndihmesë të veçantë për ta dha si redaktor gjuhëtari Lirak Dodbiba. Në hartimin e këtyre fjalorëve marrin pjesë gjuhëtarë e specialistë me përvojë nga fusha të ndryshme. Në këtë seri, që vazhdon edhe në ditët tona, janë botuar deri më sot 24 fjalorë terminologjikë shumëgjuhësh (për botanikën, matematikën, energjinë atomike, termodinamikën, optikën, akustikën, elekr-rmagnetizmin, mekanikën, elektroteknikën, kiTrmë, gjeologjinë, arkitekturën, minierat, hidraulibo, letërsinë, të drejtën e të drejtën ndërkomlërare, gjuhësinë, gjeografinë, anatominë, histolo—inë, embriologjinë, ekonominë politike, statistiçs–, financën, kontabilitetin). Krahas tyre janë mrtuar e bërë gati për botim edhe fjalorë të yerë. Të gjithë këta fjalorë janë hartuar sipas iriiereve shkeneore të përpunuara pas Çlirimit, ~ë cilat kërkojnë shfrytëzimin e mundësive të gjera që ka gjuha shqipe për të ndërtuar fjalë-rsrma nga brumi i vet si: a) zgjerimi ose ngurhhmi i kuptimit të fjalëve të gjuhës së zairnshme (p.sh. bërthamë, flegër, gërshetim, shtyTbz, thërrmijë etj.); b) formime me parashtesa e rrapashtesa si ndajgfethëz, ndërdhëmbore, rregulls, jletak, boshtor etj.; c) ndërtime fjalësh të për:ëra si buzëngrënë, mafëmprehtë, zjarrdurues, vinç-‘udlë etj.; ç) togfjalësh terminologjikë si bosht . motorit, kokë blloku, vijë rikumbimi etj. Fjalorët përfshijnë edhe mjaft terma me prejardhje nga gyohët e huaja, shumë prej të cilëve janë ndërssmbëtarizma. Një punë sistematike mjaft e the3nar bëhet për të zëvendësuar termat e huaj të panevojshëm me fjalë nga brumi i shqipes. Puna për shqipërimin e T. merr një rëndësi të vepantë, sepse mjaft terma të fushave më të ndry;-j.me me kohë bëhen pronë e mbarë gjuhës letrare kombëtare.
Veç fjalorëve të serisë së lartpërmendur janë botuar, si vepra autorësh të veçantë, edhe fjalorë të tjerë terminologjikë dy a më shumë gjuhësh tTjalori i mjekësisë anglisht-shqip, Fjalori i bujqësisë shqip-latinisht-italisht-rusisht, Fjalori i rarioelektronikës anglisht-shqip etj.) ose fjalorë terminologjikë shpjegues (Fjalori i termave të lerfrsisë, Fjalori i filozofisë, Fjalori i astronomisë, Fjalori i mikrobiologjisë, Fjalori i kimisë etj.).
Puna për terminologjinë ka marrë tani përpjesëtime mjaft të gjera dhe përfshin edhe mjaft fusha të papërpunuara. Drejtimi shkencor i saj bëhet nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë sektori i terminologjisë e i kulturës së gjuhës), : cili për këtë ka botuar edhe një «Udhëzues për psrpunimin e terminologjisë tekniko-shkencore».
(F. Le.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Terminologjia