TERMOELEKTRQENERGJETIKA
✤ Degë e ekonomisë që merret me shnclërrimin e energjisë së burimeve natyrore termike (naftë, gaz natyror, qymyrguri etj.), kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike në termoelektrocentralet (TEC), në të cilët zakonisht prodhohet edhe avull për nevoja teknologjike të ind., për nevoja komunale etj. Pajisja kryesore ku bëhet shndërrimi i nxehtësisë në punë është makina termike (me piston ose turbinë, sidomos me avull). Për prodhimin e avullit me temp. dhe presion të lartë shërbejnë gjeneratorët e avullit (kaldajat).
T. ka filluar të ngrihet në Shqipëri para Çlirimit me Centralet elektrike (shih) të parë, qëpërdornin makina me piston (motora dizel) dhe gjeneratorë elektrikë për ndriçim.
T. mori zhvillim pas Çlirimit të vendit. Që në pesëvjeçarin e parë u ndërtuan TEC-et pranë qendrave të reja industriale, si në Maliq pranëKombinatit të sheqerit, në Tiranë pranë Kombinatit të Tekstileve «Stalin», në Qytetin Stalin pranë zonave të naftës dhe të përpunimit të saj, në Vlorë pranë fabrikës së çimentos, në Cërrik pranë rafinerisë së naftës. Gjatë pesëvjeçarëve të tjerë, krahas zhvillimit me përparësi të Hidroelektroenergjetikës (shih), vazhdoi zgjerimi i TEC-ve të ngritura si dhe ngritja e TEC-ve të reja, si TEC-i i Fierit (që u zgjerua më 1981) pranë Uzinës së plehrave azotike «Gogo Nushi», TEC-i i Ballshit pranë Uzinës së përpunimit të thellë tënaftës, TEC-i i Korçës në rajonin industrial të këtij qyteti, si dhe TEC-i pranë Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan.
Më 1984 T. dha 530 milionë kWh energji elektrike, duke përbërë sot rreth 20% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike nëvend. Në të ardhmen, krahas zhvillimit gjithnjë me përparësi të hidroelektroenergjetikës do të zhvillohet edhe T., duke ngritur TEC-e të tjera pranë burimeve të lëndëve të djegshme. (B.J.)
TERMOMETRIA E TOKËS
(Gjeotermometria). Degë e gjeofizikës së zbatuar, që studion fushën termike të Tokës. Temp. e truallit dhe e shkëmbinjve në thellësi të vogla (10-30 m) përcaktohet. nga rrezatimi diellor. Më poshtë ndikon nxehtësia e brendshme e Tokës, temp. rritet dora-dorës meshtimin e thellësisë në varësi të kushteve gjeologjike të një treve të caktuar dhe shprehet nëpërmjet gradientit gjeotermik, që është ndryshimi i temp. në gradë celsius në çdo 100 m thellim (mesatarisht 3°C), ose nëpërmjet shkallës gjeotermike, që është largësia vertikale në metra gjatë së cilës temp. rritet 1°C (nga 5 deri 150 m, mesatarisht 33 m). Në Ultësirën Bregdetare të Shqipërisë, deri në thellësinë 3000 m (matje në puset e naftës) gradienti gjeotermik është 1,01°C dhe shkalla gjeotermike 98,8 m. Në Shqipëri T. e T. ka filluar të zbatohet që në vitet 50. Fusha termike e Tokës studiohet në puset e naftës e të gazit dhe në miniera, ndërsa në stacionet meteorologjike matet temp. e tokës në sipërfaqe. T. e T. ndihmon për zgjidhjen e shumë detyrave teknike për puset e naftës e të gazit dhe minierat. Studiohet rritja e temp, së shkëmbinjve në theUësi të mëdha, mund të eaktohen shtresat që përmbajnë disa minerale të dobishme si naftë e gaz, qymyrguri, kalkopirit e pirit, merren të dhëna mbi regjimin termik të viseve të ndryshme. Studimi i temp. së tokës në sipërfaqe e në thellësi të vogla ndihmon në zbatimin e kodit agroteknik. Temp. në puset e thellë matet me termometra elektrikë, të cilët ndërtohen në ndërmarrjet gjeofizike të vendit.
(L.Lu.—A.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Termoelektrqenergjetika