TESPROTËT


TESPROTËT
✤ Fis që banonte në Epir, në J të 1. Thiamis (Kalamasi i sotëm) deri në gjirin e Ambrakisë. Ishte njëri ndër tri fiset kryesore të Epirit krahas molosëve e kaonëve. Përmenden nga Tukididi nga fundi i shek. V. p.e.r. si fis që nuk sundoheshin nga mbretër por nga dy kryetarë (prostatë) të zgjedhur për çdo vit nga gjiri i parisë. Morën pjesë në Luftën e Peloponezit 431-404 p.e.r.) nga ana e spartanëve. Rreth vitit 330 p.e.r. hynë në organizimin shtetëror të molosëve dukë u përfshirë në ngjarjet e monarkisë së Aiakidëve (shih) dhe më pas të republikës epirote deri në pushtimin nga Roma.

(F. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tesprotët


[cite]