TETOVA
✤ Qytet, qëndër e komunës me të njëjtin emër në RS të Maqedonisë. T. ndodhet në fushën e Pollogut. Në P lartësohet masivi i Sharrit, ndërsa përballë hapet Iugina pjellore që përshkohet nga lumi i Vardarit. Sipas rfgjistrimit të vitit 1981 në komunën e T. jetonin rreth 113 000 shqiptarë dhe 38 000 maqedonas.
Shumë historianë të sotëm të antikitetit në T. lokalizojnë qytetin ilir të Oaeneumit. Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme si shumë qytete të tjera dhe T. u dëmtua rëndë. Megjithatë në shek. XI ajo dallohet midis vendbanimeve të tjera. Në shek. XIII-XIV T. përmendet si një nga vendbanimet e luginës së Pollogut.
Procesi i islamizimit në Tetovë e rrethe, që filloi në fund të shek. XVI, u krye me dhunë duke shtypur qëndresën e popullsisë shqiptare. Gjatë sundimit osman T. njihet me emrin Kalkandelen. Nga gjysma e parë e shek. XIX T. me rreth 5 000 banorë dhe 210 dyqane ishte një nga qendrat e rëndësishme të tregut të brendshëm shqiptar. Ajo përmendet si qendër e një rajoni bujqësor, si dhe për prodhimin e pushkëve të njohura «tetovare». Më 1S44 T. dhe rrethet e saj u përfshinë në kryengritjen popullore kundër reformave të Tanzimatit. Kryengritësit shtinë në dorë Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Prishtinën dhe iu drejtuan Manastirit, por pësuan disfatë në betejën e Katllanovës, afër Shkupit. T. dhe rrethet e saj u bashkuan me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më pas me Lidhjen e Pejës dhe morën pjesë në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912.
Gjatë Luftës I Ballkanike (1912) T. dhe rrethi i saj u pushtuan nga ushtria serbe, ndërsa më 1913 iu aneksuan Mbretërisë së Serbisë. Popullsia shqiptare iu nënshtrua shtypjes së egër politike, ekonomike e shoqërore që synonte shkombëtarizimin e këtyre viseve.
Gjatë Luftës II Botërore T. me rreth 19 000 banorë u përfshi në zonën e pushtuar nga fashizmi italian në filim si qendër nënprefekture e më pas, nën pushtimin gjerman, qendër e prefekturës me të njëjtin emër. Popullsia e qytetit dhe e rretheve dha ndihmesën e saj në LANÇ. Në fund të luftës shqiptarët e Tetovës si edhe ata të Gostivarit, Strugës e Dibrës hynë në radhët e Brigadës VII të UNÇ të Maqedonisë e të njësive të tjera partizane dhe luftuan për çlirimin e viseve të tyre e të popujve të tjerë të Jugosllavisë. Më shumë se 700 partizanë tetovarë dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve fashistë.
Objektet më të rëndësishme ekonomike të komunës së T. janë Kombinati i Tekstilit dhe ai elektrometalurgjik, fabrika e konfeksioneve, e drurit, e plastikës, e lëkurëve etj. T. konsiderohet një nga viset e prapambetura të Jugosllavisë. Papunësia dhe emigracioni ekonomik në botën e jashtme, që karakterizojnë këtë komunë, kanë prekur veçanërisht popullsinë shqiptare. Në mars 1984 në komunën e T. kishte mbi 4500 të papunë të regjistruar.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tetova