THE ADRIATIC REVIEW
✤ (Revista adriatike,-‘ 1918). Revistë e përmuajshme në gjuhën angleze e pjesërisht shqip. Nuinri ‘i parë doli në shtator 1918, vijoi deri në tetor 1919. U botua’ iië Boston Mass (SHBA)1 nga Federata «Vatra». E drejtonte në ■ fillim FanNoli si kryetar i federatës. Bëri të ‘njohur në opinionin botëror’ problemin shqiptar, duke mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar dhe tërësinë e tokave të tij kundër padrejtësive që i ishin bërë Shqipërisë. Botoi mjaft shkriine për të kaluarën historike të shqiptarëve, për gjuhën e kulturën e tyre, si dhe memorandume, kërkesa. e prctesta drejtuar fuqive fituese të Luftës I Botërore, të mbledhura në Konferencën e Paqes në Paris. Në revistë bashkëpunuan edhe autorë të huaj, dashamirës të Shqipërisë. Qëndroi përgjifhësisht në pozita të drejta antiimperialiste, ndonëse në fillim ushqeu iluzione ndaj parullave demagogjike të presidentit të SHBA, U. Uilson, për yëndosjen e një paqeje sipas’ parimeve të kombësisë dhe të vetëvendosjes së popujve.
(M.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – The Adriatic Review
[cite]