THEMA
✤ Njësi ushtarake-administrative dhe më vonë kadastralefiskaie në Perandorinë Bizantine, nga s cila rekrutohej një repart us’ntarak i caktuar që e kishte vendqëndrimin aty. I aiktuar nga nevoja për të përbailuar rrezikun e jashtëm, sistemi i Th. shfrytëzonte forcat ushtarake vendase për të rnajtur sundimin bizantin. Në trevat shqiptare sistemi i Th. u vendos aty nga dekadat e para të shek.IX me Th. e Durrësit, që përfshinte pjesën më të madhe të trojeve të banuara nga shqiptarët që nga Tivari në V e deri në gjirin e Vlorës, kurse në L shkonte deri në 1. Drin. Tokat shqiptare J u përfshinë në Th. e Nikopolit, ndërsa ato L e VL fillimisht bënin pjesë në Th. e Selanikut e më pas në atë të Shkupit. Krahinat më veriore u vunë nën administratën e Th. të Dalmacisë.

Në krye të Th. qëndronte strategu (duka), me pushtet të plotë ushtarak e civil, pranë të eilit qëndronin një varg funksionarësh, siç ishin komiskorti, logotheti, etj. në mjaft raste të dalë nga gjiri i aristokracisë vendase, Fuqia ushtarake përbëhej kryesisht nga vendas të rekrutuar nga radhët e fshatarëve -të lirë, të cilëve u jepeshin ngastra toke kundrejt shërbimit ushtarak (toka stratiota). Sistemi i Th. ndikoi në rritjen e pronës feudale, si dhe të kontradiktave midis klasës feudale vendase e pus’ntetit qendror. Në kushiet e trevave shqiptare përfshirja brenda së njëjtës Th. e një popullsie etnikisht homogiene, luajti rol në afirmimin e vendasve si një entitet etnokulturor më vete.

(E.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Thema


[cite]