THESARI I SHTETIT
✤ Përfshin arin, metale të cmueshme, sende të tjera me vlerë si dhe valutat e huaja që ndodhen në duart e shtetit dhe ruhen pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Është pjesë e pasurisë kombëtare e akumuluar nga shteti gjatë gjithë periudhës së ndërtimit socialist. Mjetet e Th. të Sh, përdoren nga shteti me vendim të posaçëm të qeverisë, sa herë që e lypin nevojat e ngutshme të zhvillimit të ekonomisë ose të mbrojtjes së vendit. Th. i Sh. shqiptar u grabit nga pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Pas vendosjes së pushtetit popullor, me gjithë kërkesat e vazhdueshme të qeverisë së RPS të Shqipërisë, ai nuk
është kthyer dhe mbahet arbitrarisht nga fuqitë imperialiste (shih: Incidenti i kanalit të Korfuzit).
(S.Hi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Thesari I Shtetit
[cite]