THESARI I VRAPIT
✤ U zbulua rastësisht më 1902 në një arë të fshatit Vrap (shi’n) diku në rajonin e Peqinit (sot në rrethin e Tiranës). I takon çerekut të fundit të shek.VII. Përmbante 9 enë të arta bizantine me peshë 3,044 kg, 30 enë argjendi gjithsej 1,043 kg, disa pajisje rripi të fiseve avare me zbukurime indes’n dhe grifonësh, shufra e sende gjysmë. të përpunuara prej ari me peshë 2,371 kg. Këtij thesari i përket edhe një kupë që u dërgua në Stamboll dhe një tjetër që u shit në Trieste. Më 1917, 39 copë të këtij thesari përfunduan në fondet e Muzeut Metropolitan të Nju-Jorkut.
Th. i V. mendohet të jetë plaçkë lufte e kapur nga prijësi bullgar Keuber gjatë betejave që zhvilloi në Panoni kundër Kaganit të avarëve rreth vitit 680. Këndej ai qe sjellë në fushën e Keramisios, në afërsi të Heraklesë Linkestide (Maqedoni). Në Vrap ai përfundon në rrethana të panjohura.
(H.Sp.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Thesari I Vrapit
[cite]