TIMUSI
Gjëndra e timusit ndodhet në pjesën e sipërme e të përparme të kraharorit, Kjo gjëndër zhvillohet e rritet shpejt në moshën 12-16 vjeç, pra në moshën e pubertetit. Pas kësaj moshe ajo nis e zvogëlohet e në moshën e kaluar shndërrohet në një ind dhjamor.
Ende nuk është arritur të njihet hormoni që prodhon kjo gjëndër, por dihet se heqja e saj sjell dobësimin dhe tkurrjen e kockave. Timusi e fillon veprimtarinë si gjëndër endokrine menjëherë pas lindjes. Mesa duket në fillim të fëmijërisë kjo gjëndër ndikon në zhvillimin e trupit dhe në depozitimin e kalciumit në kocka. Por më pas, në moshën 12-14 vjeç, kjo gjëndër ndikon edhe në zhvillimin e gjëndrave gjinore.
[cite]