THITHJA E LENDEVE USHQYESE

THITHJA E LENDEVE USHQYESE

Thithja është procesi gjatë të cilit lëndët ushqyese nga aparati tretës kalojnë në gjak. Ky proces ndodh kryesisht në zorrët e holla. Në stomak thithet alkooli dhe pak ujë; në zorrën e trashë thithet kryesisht uji. Kurse në zorrët e holla thithen lëndët kryesore ushqyese: acidet yndyrore, aminoacidet, glukoza, vitaminat etj.

Organet që realizojnë thithjen janë vilet (qimet thithëse). E gjithë mukoza e zorrëve të holla është e mbuluar nga një shtresë e pafund vilesh. Çdo vile është e lidhur me një enë gjaku. Ajo, pasi thith lëndën ushqyese të nevojshme, e kalon atë menjëherë në gjak. Gjaku pastaj i shpërndan lëndët ushqyese në gjithë organizmin, në çdo qelizë të tij. Me këtë proces përfundon veprimtaria e aparatit tretës.

Trupi — Ynë

[cite]