TITISTËT
✤ (Shënime historike). Vepër e shquar historiko-politike e shokut Enver Hoxha, botuar më 1982. Në qendër të veprës është vënë historia e marrëdhënieve të PKSH (sot PPSH) dhe të shtetit socialist shqiptar me PKJ dhe shtetin federativ jugosllav që nga kontaktet e para të drejtpërdrejta midis dy partive (1941) deri në ndarjen përfunaimtare të PKSH me Titon e titistët (1948). Një vend të rëndësishëm në vepër zë edhe lufta e PPSH për zbulimin dhe shpartallimin e veprimtarisë së pandërprerë antimarksiste e antishqiptare të udhëheqjes titiste e të agjentëve të saj në periudliën nga viti 1949 dhe deri në fillim të viteve 80.
Mbi bazën e shënimeve historike, kujtimeve e analizave të hollësishme të autorit në vepër pasqyrohet lufta e ashpër midis dy politikave, dy qëndrimeve, dy ideologjive, diametralisht të kundërta, shpaloset historia e marrëdhënieve të Partisë së Punës dhe shtetit tonë socialist me PKJ e shtetin revizionist jugosllav, e cila, nga njëra anë, është historia e ndërhyrjeve, e kurtheve, e komploteve të pandërprera të tyre në dëm të Partisë e të shtetit tonë socialist, nga ana tjetër, është historia e luftës së drejtë, konsekuente e fitimtare të Partisë dhe të popullit tonë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe çështjen e socializmit në Shqipëri.
Në vepër analizohet problemi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, shqyrtohet qëndrimi i drejtë, marksist-leninist i PPSH që nga koha e Luftës ANÇ e deri më sot, demaskohet politika dhe qëndrimet e egra që kanë mbajtur shovinistët titistë ndaj tyre. Në këtë politikë të udhëheqjes jugosllave që në vitet e Luftës ANÇ e kanë burimin gjithë padrejtësitë e sotme mbi Kosovën, si dhe pakënaqësitë e revoltat e ligjshme të popullit kosovar ndaj shtypjes serbomadhe.
Një vend të rëndësishëm në libër zë denoncimi i komploteve e i veprimeve agjenturore të revizionistëve jubosllavë ndaj PPSH e vendit tonë. Në kuadrin e kësaj veprimtarie agjenturore demaskohet dhe ajo e elementëve antiparti e armiq nga K. Xoxja deri tek poliagjenti M. Shehu.
Vepra është një demaskim i argumentuar 1 gjithanshëm i revizionizmit jugosllav, njërit nga variantet më të rrezikshme të revizionizmit modern.
(A. St.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Titistët