TITO JOSIP BROZ
✤ (1892-1980). Sekretar i Përgjithshëm i PKJ që më 1940, pas Luftës II Botërore Kryetar i LKJ dhe Kryetar i RFS të Jugosllavisë, një nga krerët kryesorë të revizionizmit modern, srmik i betuar i PPSH dhe i RPS të Shqipërisë. Xë krye të PKJ J. B. Tito shfrytëzoi luftën heroike rë komunistëve dhe të popujve të Jugosllavisë kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhtarëve të vendit për të realizuar vijën e tij revizioniste shih: Revizionizmi jugosllav).
J. B. Tito dhe grupi i tij në udhëheqje të PKJ aë gjatë Luftës ANÇ kishin bërë plane për të nënshtruar PK të Shqipërisë, ta vinin këtë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të tyre dhe ta kthenin pastaj Shqipërinë e çliruar nga fashizmi në një republikë të Jugosllavisë. Për këtë ata u përpoqën zs shfrytëzonin marrëdhëniet miqësore e vëllazërore që u vendosën* në luftën e përbashkët kundër ra njëjtit armik midis PKSIT e PKJ dhe midis ropullit shqiptar e popujve të Jugosllavisë, duke isrguar emisarë të ndryshëm për të përgatitur tsrrenin për realizimin e këtyre qëllimeve antimarksiste e antishqiptare. Veçanërisht pas Plenu~zit II të KQ të PRSH të Beratit (1944, shih) e në krejt periudhën nga Çlirimi e këtej lufta e përrjekjet e tyre skllavëruese u bënë më të egra, ato ijetën mbështetje e përkrahje në agjentët titistë në gjirin e PKSH (PPSH), sidomos në grupin trocnist të K. Xoxes dhe pastaj në grupin agjentural të kryesuar nga poliagjenti M. Shehu (shih: «Titistefo).
Titistët. jugosllavë dështuan plotësisht në drejua të Shqipërisë, ashtu si gjithë armiqtë e tjerë, rlanet e tyre u hodhën në erë nga lufta heroike e PPSH me shokun Enver Hoxha në krye për demaskimin e revizionizmit jugosllav, për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit, të lirisë e pavarësisë së atdheut, të rendit tonë socialist. Meritë historike e PPSH dhe e shokut Enver IToxha është fakti se ata u ngritën të parët dhe u hodhën në luftë dhëmb për dhëmb me revizionistët titistë që në vitet e Luftës ANÇ e në vitet e para të Çlirimit kur akoma nuk dihej tradhtia e Titos, dhe vazhduan luftën kundër tyre me konsekuencë dhe guxim të pashoq për afro 40 vjet rresht duke i grisur atij maskën e «udhëheqësit të shquar», të «internacionalizmit», të «miqësisë», të «komunizmit» dhe duke nxjerrë në shesh fytyrën e tij të vërtetë prej tradhtari të marksizëm-leninizmlt, prej nacionalisti borgjez e shovinisti serbo-madh, prej antikomunisti të tërbuar.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tito Josip Broz