TOKA
✤ Shtresa e si^ërme e kores tokësore, mjedisi ku rriten e zhvillohen bimët dhe që u siguron atyre ujët e lëndët minerale. Është formuar nga zbërthimi i shkëmbinjve të ndryshëm nën ndikimin e faktorëve abiotikë (zbërthimi fizik e kimik) dhe biotikë (veprimtaria jetësore e bimëve dhe e mikroorganizmave). T. dhe bimët përbëjnë një sistem të pandarë.

Një nga cilësitë’ thelbësore të T. është pjelloria. Dallohen dy lloje kryesore pjellorie: natyrore dhe efektive. E para varet nga kushtet tokëformuese natyrore (formacioni amënor, bimësia, klima, relievi dhe mosha e saj), ndërsa e dyta nga kushtet natyrore si dhe nga efektiviteti prodhues i njeriut. Pjelloria e T. varet nga sasia e lëndës organike që ajo përmban dhe nga veprimtaria e gjithanshme e njeriut për rritjen e saj. Rëndësinë më të madhe e kanë tokat bujqësore (shih).

(A.Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toka


[cite]