TOKAT E REJA
✤ Toka të cilat i nënshtrohen për herë të parë veprimtarisë prodhuese të njeriut. Përfitohen kryesisht nga kënetat, djerrinat dhe pyjet e degraduara. Pas hapjes së tyre merren masa për sistemimin, plehërimin, plugimin ‘ e mbjelljen e bimëve në përshtatje me veçoritë e tyre dhe kushtet ekologjike të zonës. Në Shqipëri g.jatë viteve të Pushtetit Popullor filloi tharja e kënetave dhe e moçaleve prej të cilave u fituan 50.500 ha. T. të R. dhe u përmirësuan 199.420 ha të tjera. Në v. 1982 kundrejt v. 1938 sipërfaqja e tokës është rritur më shumë se 2 herë. Me masat agroteknike që zbatohen pas hapjes së T. të R. synohet që të ruhet e të rritet në vazhdimësi pjelloria e tokave. Nga masat më të rëndësishme në kushtet e vendit është sistemimi i drejtë i tyre dhe plehërimi.
(A. Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tokat E Reja
[cite]