TOKAT MOÇALORE


TOKAT MOÇALORE
✤ Toka të formuara nën ndikimin e një lagështie të tepërt, që vjen nga ujërat sipërfaqësore ose nëntokësore. Në 3hqipëri T. M. ndeshen në disa breza, toka të tilla ka në disa rrethe, por më shumë në zonën bregdetare, si në Tërbuf, Hoxharë, Thumanë, Velipojë, Kakariq etj. Një pjesë e tyre në zonën bregdetare janë të kripura (shih: Tokat e krirmra). Me bonifikimet dhe tharjen e kënetave pas Çlirimit pjesa më e madhe e T. M. janë shndërruar në toka pjellore. Për përmirësimin e këtyre tokave zbatohen masa hidroteknike dhe agroteknike si punimet e thella, shkrifërimet, plehërimi i drejtë etj.

(A. Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tokat Moçalore


[cite]