TOKAT TORFIKE
✤ Toka që formohen në vendet
e ulëta të relievit nën ndikimin e lagëslitisë së tepërt dhe bimësisë ujëdashëse. Burim i torfës ;anë bimët si kallami, kashta e rrogozit, presja etj. T.T. ndeshen në shumë zona të Shqipërisë, por kryesisht në Shkodër, Lezhë, Thumanë, Korçë, Lushnjë e gjetkë. T. T. përmbajnë mjaft azot (1 deri në 2.5%), pak fosfor dhe potas. Për ngritjen e pjellorisë së tyre me anën e kanaleve kulluese ulet niveli i ujërave nëntokësore deri në 80-90 cm, bëhen punime të thella dhe gëlqerimi (60-80 kv/ha). Duhet të plehërohen me plehra minerale sidomos fosfatike të kaliumit dhe oligoelemente të ndryshme. Në T. T. merren rendimente të larta në kulturat bujqësore, pasi kanë sasi të madhe të lëndës organike dhe veti të mira fiziko-ujore, kimike dhe biologjike.
Me bonifikimet e mëdha të bëra në vendin tonë dhe me masat e tjera. përmirësuese T. T. janë kthyer në toka mjaft pjellore. (A. Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tokat Torfike