TOPALLTIA


TOPALLTIA
✤ Zonë e madhe kodrinore në pjesën V të rrethit të Vlorës, midis 1. të Shushicës (L), lagunës së Nartës (P), Vjosës (V) dhe qytetit të Vlorës (J), me sipërfaqe rreth 6500 ha. Është e ndërtuar nga shkëmbinj terrigjene të molasës e nga depozitime të kuaternarit. Ka reliev të butë, që vende-vende përçahet nga lugje e përrenj të thatë. Lartësitë e zonës luhaten nga 30-50 m në 235 m (kodrat e Trevëllezrit). Kodrat janë të zhveshura nga bimësia natyrore (shkurre mesdhetare) si rrjedhim i prerjes. Në 2-3 vende ruhen masive pyjore prej dushku si në Trevëllezër. Kodrat janë mbjellë pjesërisht me ullinj, vreshta, fiq etj. T. është e populluar dendur. Fshatrat kryesore janë Trevëllezër, Beshisht, Llakatund, Grabjan, Bestrovë, Cerkovinë Hoshtimë, Skrofotinë, Panaja, etj.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Topalltia


[cite]