TOPIAJT
✤ Një nga familjet më të fuqishme feudale shqiptare në mesjetë, një degë e së cilës arriti të krijojë në Shqipërinë e Mesme principatën e vet të pavarur me të njëjtin emër në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe për pak kohë në fillim të shek. XV.

Pinjollët e kësaj dege të familjes që mbante vetëm mbiemrin Topia i zgjeruan me shpejtësi pronat e tyre dhe i forcuan pozitat shoqërore e politike që në gjysmën e parë të shek.

XIV. Një ndër të parët Tanush Topia, si vasal i mbretit anzhuin të Napolit arriti të sundojë midis Matit e Shkumbinit dhe mori tit ullin kont prej papës mbretit Robert më 1338. Pas pak kohe u prish me Robertin për shkak të martesës me bijën e tij, prandaj mbreti i Napolit e vrau në pabesi. Trashëgimtar i tij mbeti Karl Topia, me të eilin zotërimet e Topiajve njohën shtrirjen më të gjerë.

Pas vdekjes së Karlit (1338) në krye të principatës mbeti djali i tij i sëmurë, Gjergji, i cili nën presionin e Sinjorisë së Venedikut i dorëzoi kësaj qytetin e Durrësit pak kohë para se të vdiste. Me vdekjen e këtij, zotërimet që u mbetën Topiajve, u ndanë midis pinjollëve të tjerë të familjes dhe bijave të Karlit, prej të cilave Helena mori nën sundim Krujën. E martuar me Kostandin Balshën, ajo bëri përpjekje të rimëkëmbë principatën e t’u marrë venedi-£=sve Durrësin si vasale e Sulltanit, por pa icoi, sepse planet e Kostandinit dështuan në vitin -iffll-1402.

Në krye të zotërimeve të topiasve doli më 1403 Icketë Topia i cili, pasi i kishte ruajtur deri rmherë zotërimet e veta në aleancë me Vezedikun dhe me vjehrrin e tij, mori Krujën fbe nisi luftën kundër Sinjorisë për t’u çliraar prej presionit të madh ekonomik e politik 3ë rrethanat politike të favorshme që u krijuan me dobësimin e rrezikut gjatë luftës së Balshës m, i cili do të bëhej më 1407 dhëndri i tij. Pas disfatës së kësaj lufte u bë vasal i osmarëve, përkrahu interesat e Balshës III pranë Tenedikut, deri më 1412 kur ra rob i Teodor Muzakës. Paskëtaj fuqia e tij politike shkoi pë rënie deri sa vdiq më 1425 kur Krujën e pushtuan osmanët.

(P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Topiajt


[cite]