TOPTANI MURAT


TOPTANI MURAT
✤ (1868-1917). Skulptor, poet dhe patriot i Rilindjes. Ishte i biri i atdhetarit Said

Seremedi Toptani. Veprimtarinë e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboli, Napoli, Bukuresht etj.). Mbajti lidhje me vëllezërit Frashëri (ishte edhe dhëndri i Naimit) dhe me patriotë të tjerë të kohës. Pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë si delegat i Tiranës, ka nënshkruar aktin e shpalljes. Busti i Skënderbeut që M. T. realizoi në Napoli më 1899, është një nga krijimet e para të skulpturës në artin tonë të Rilindjes. Ka bërë edhe disa vepra të tjera në skulpturë e pikturë dhe karikatura me temë patriotike. Në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut (bronz) i vitit 1917 dhe karikatura «Premtimet e Anglisë» (akuarel) .M. T. shkroi edhe mjaft vjersha e artikuj publicistike. N’jë pjesë e poezisë u përmblodh në librin «Vjershat e Murat Toptanit» (Tiranë, 1924).

(F. Hu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toptani Murat


[cite]