TOPULLI BAJO


TOPULLI BAJO
✤ (1888-1930). Veprimtar i Rilindjes, organizator dhe luftëtar i çetave të armatosura

më 1906-1908, Hero i Popullit. Lindi në Gjirokastër. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes dhe shkollën e mesme e më vonë normalen e lartë në Stamboll. Punoi si mësues gjimnazi në Selanik e pastaj në Manastir ku u lidh me atdhetarin Halil Bërzeshta. Shërbeu si mësues në Trapezunt dhe Manastir. Në Manastir u shqua për veprimtari patriotike, themeloi më 1905 Komitetin e fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» (shih) dhe punoi për formimin e degëve të tij në qendrat kryesore të Shqipërlsë. ,Më 1906 kryesoi çetën e parë që veproi në malet e Korçës, të Gjirokastres, etj. Organizoi aksionin e Gurit të Capit, në Bradvicë të Korçës, në shtator 1906, ku u vra peshkopi i Korçës, Foti, si hakmarrje për vrasjen nga andartët grekë të atdhetarit dhe shkrimtarit Papa Kristo Negovani.

Në vitet 1908-1912 punoi për ngritjen e klubeve e të shkollave shqipe në Gjirokastër, Janinë, Korçë etj. Gjatë veprimtarisë së tij bashkëpunoi me të vëllanë, Çerçiz Topullin. (L. D.—M. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Topulli Bajo


[cite]