TORFA
✤ Mineral i dobishëm i djegshëm, i formuar nga grumbulli i mbeturinave bimore, të shpërbëra jo plotësisht, në një mjedis kënetor. Në gjendje natyrore T. ka ngjyrë kafe të errët dhe ësntë shumë e ngopur (50-80%) me ujë. Kur thahet ka ngjyrë të verdhë kafe dhe është shumë e lehtë. T. e thatë përbëhet nga karboni (mesatarisht 59%), hidrogjeni (5-6%), oksigjeni (30-40%) dhe azoti (0.5-3%). Përdoret në degë të ndryshme të ekonomisë, në radhë të parë si lëndë djegëse (6,3-17,7MJ/kg ose 1500-4200 kkal/kg), në ind. etj. kimike, në bujqësi për plehrim.

Në Shqipëri ka rezerva të mëdha T. në ish tokat kënetore të Ultësirës Pranadriatike, sidomos në Kakarriq, Tërbuf etj., si dlie në ish kënetën e Maliqit. Po bëhen studime për përdorimin e saj si lëndë djegëse dhe për ta shndërruar në pleh kompleks.

(B. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Torfa


[cite]