TRAGJASI
✤ Fshat i rrethit të Vlorës (J), në rrëzë të Lungarës, mbi burimin e Izvorit. Gjurmë të vendbanimit të lashtë janë gjetur në kodrën që quhet qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Rrënojat e disa ndërtimeve jarë të shek. IV-II p.e.r. E njohur me emrat Tregas, Dragjat, Tregasaj kjo pikë bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të Gjiut të Vlorës në antikitet dhe lidhej me Orikumin. Fshati i vjetër, që ndodhej në një kodër të lartë më në P të T. të sotëm u shkatërraa nga vërshimi osman. U popullua përsëri dhe në shek. XVI përmendet kalaja e Gjon Boçarit. Banorët morën pjesë në kryengritjen fshatare të v. 1847. Më 1913 këtu ka punuar si mësues Avni Rustemi, në Luftën e Vlorës më 1920 shkuan shumë vullnetarë nga T.
Gjatë Luftës ANÇ fshati ka qenë një bazë e rëndësishme. Në dhjetor 1942 u ngrit këshilli NÇ, në janar 1943 celula e PKSH dhe në qershor 1943 çeta partizane «Hodo Zeqiri». Në maj 1943 këtu qëndroi për disa ditë Enver Hoxha së bashku me Hysni Kapon gjatë veprimtarisë për shpartallimin e fraksionit antiparti të Sadik Premtes. Nga T. janë Heronjtë e Popullit Shyqyri Alimerko, Zonja Çurre, Kastriot Muço, Maliq Muço. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1949, më 1970 hyri në koop. e bashkuar Dukat-Tragjas. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria e imët, është nga fshatrat që kanë numrin më të madh të krerëve në Republikë. T. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tragjasi