TRAKTATI I SHËN—STEFANIT


TRAKTATI I SHËN—STEFANIT
✤ (mars 1878). Traktati i paqes që Rusia cariste i imponoi Turqisë pas disfatës që kjo pësoi në luftën ruso-turke (1877). Me të Rusia u orvat të nxirrte përfitimet më të mëdha duke i vënë përpara faktit të kryer Fuqitë e tjera. Pika qendrore e tij ishte krijimi i një Bullgarie të madhe në kufijtë e së cilës përfshiheshin edhe qendra të rëndësishme e vise të tjera me popullsi shqiptare sii ‘ Tetova, Kërçova, . Gostivari, Dibra, Struga, Pogradeci, Korça etj. Traktati i cungonte rëndë lokat shqiptare. Mali i Zi e trefishonte territorin e tij e zgjerohej edhe në drejtim të Shqipërisë duke marrë Ulqinin, Tivarin dhe Bunën, gati gjithë Liqenin e Shkodrës me përjashtim të qytetit, Hotin e Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në sanxhakun e Prishtinës në afërsi të Mitrovicës. Kështu në bazë të T. të Sh. S. pjesa më e madhe e Shqipërisë V dhe L ndahej midis tri shteteve sllave.

Traktati hasi në kundërshtimin e rreptë nga ana e Fuqive të tjera të mëdha, gjë që çoi në mbledhjen e Kongresit të Berlinit (shih) në qershor 1878. Në Shqipëri ai u bë shkak për shpërthimin e një lëvizjeje të gjerë proteste, e cila i dha një hov të ri lëvizjes së përgjithshme kombëtare, që u kurorëzua, po në qershor, me themelimin e Lidhjes Shqiptare në Prizren. (A. Pu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Traktati I Shën—Stefanit


[cite]