TRANSPORTI DETAR


TRANSPORTI DETAR
✤ Lloj transporti për mallra dhe udhëtarë me det. Ashtu si detaria (shih) dhe ndërtimi i anijeve edhe T. D. ka tradita të lashta në brigjet e Shqipërisë. Ka qenë e përmendur që p.e.r flota ilire e ardianëve, Iabeatëve, taulantëve, japodëve dhe sidomos e libur-

nëve. Në shek. III-II p.e.r. kjo fiotë kishte mbi 1000 anije, por pas luftërave iliro-romake u dobësua dhe T. D. i ilirëve u pakësua.

Në meajetë, nëpërmjet T. D. mbaheshin lidhjet tregtare të vendit me qytetet e skeiat e mëdha të Adriatikut e të Perandorisë Bizantine. Në shek. XIV, në kohën e prineipatave arbëre, zhvillimi i T. D. bëri që të përballohej konkurrenca e flotës tregtare të Raguzës e* të Venedikut.

Gjatë sundimit osman për një kohë të gjatë u ndërpre zhvillimi i T. D. Vetëm nga shek. XVIII rifilloi një farë zhviliimi i tij. Kështu më 1818 në Ulqin kishte 400 barka e anije me vela dhe mbi 5000 detarë të stërvitur. • Me anije të prodhuara në vend hëhej T.D. për në vende të Mesdheut, në Oqeanin Atlantik e deri në detrat e Veriut. Vënia në përdorim e anijeve me avull në Adriatik, sidomos nga Austro-Hungaria në shek. XIX a konkuroi T. D. shqiptar që bëhej me anije me vela. Pas goditjes që mori gjatë Luftës I Botërore T. D. shqiptar pothuajse u shkatërrua, mbetën vetëm fare pak anije.

Traktatet e tregtisë e të lundrimit, që lidhi regjimi i A. Zogut në vitet 1924-1931 me Italinë, Jugosllavinë e Anglinë, bënë që shoqëritë e huaja të konkurronin flotën e vogël shqiptare dhe të futnin në dorë monopolin e T. D. Kështu më 1938 T. D. shqiptar kishte gjithsej 46 barka të vogla me aftësi transportuese gjithsej 2854 t.

Menjëherë pas Çlirimit, më 1945 u krijua sektori shtetëror i T. D. që përfshinte 41 barka me aftësi bartëse gjithsej 1975 t. Më 1948 u grabit nga jugosllavët anija «Borova» (3150 t). Me ngritjen e kantierit detar (sbih) filloi prodhimi i barkave të vogla prej drari me fuqi motorike dhe në fund të pesëvjeçarit të parë aftësia bartëse e T.D. u rrit 65% kundrejt vitit 1945. Deri më 1960

T.D. u pajis me anije të reja metalike me aftësi bartëse 500 t gjer në 3200 t dhe më vonë me anije të reja të tonazhit të madh (Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra etj.). Deri më 1970 pothuajse u dyfishua aftësia bartëse e Flotës Tregtare dhe u pajis me mjaft mjete të reja, një pjesë të prodhuara në Kantierin detar.

Në pesëvjeçarin e gjashtë (1976-1980) T.D. iu shtua’ anija «Arbëria» (16350 t), si dhe disa anije të tjera të ndërtuara në vend. Në 1982 T. D. transportoi 6.6 herë më shumë mallra në krahasim me v. 1960. Synohet që në vitin 1985 T. D. të përballojë rreth 28% të vëllimit të përgjithshëm të raallrave të eksport-importit që lëvizin në rrugë detare. Në zhviHimin e T. D. kanë dhënë ndihmesë Llambi Leka, Gani Ismailati, Haxhi Shehu, Gemal Hate etj.

(L. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Transporti Detar


[cite]