TRANSPORTI HEKURUDHOR
✤ Lloj i transportit të udhëtarëve e të mallrave me tren. Në Shqipëri e ka zanafillën më 7 nëntor 1947, kur u përurua hekurudha e parë Durrës-Peqin. Mori zhvillim në vitet 50 dhe në fund të viteve 60 T. H. arriti të bënte 40% të lëvizjes së përgjithshme të udhëtarëve midis qyteteve dhe 24% të vëllimit të punës në ton./km të të gjithë transportit të mallrave që kryhej me mjetet e Ministrisë së Komunikacioneve. Krahas shtimit të rrjetit hekurudhor (shih) u shtuan dhe vijat e dyta, sheshet, magazinat etj. Në vitet 70 u kalua në shfrytëzimin intensiv të T.H., u shtua 42% rrjeti hekurudhor, ritmet e rritjes së T. H. ishin dy herë më të mëdha se ato të transportit automobilistik, u ndërtuan shumë degëzime të rrjetit hekurudhor për në objektet industriale, u mekanizuan proceset e ngarkim-shkarkimit në staeionet hekurudhore nëmasën 70%, u zgjerua ofiçina e riparimit të mjeteve hekurudhore etj. dhe më 1980 T. H. arriti të kryejë 26.3% të vëllimit në ton/km të lëvizjes së përgjithshme të mallrave, që bëhet me tërë llojet e transportit tokësor e detar të brendshëm. Më 1982 vëllimi i mallrave të transportuara me hekurudhë u rrit 8,1 herë kundrejt v. 1960 dhe mbi 3 herë kundrejt v. 1970, ndërsa T. H. i udhëtarëve u rrit përkatësisht 9.4 dhe 3.3 herë për të njëjtën periudhë. Në përputhje me vendimet e Plenumit të 5-të të KQ të PPSH (1982) T. H. po zhvillohet me përparësi e do të ketë intensifikim të mëtejshëm. Më 1983 në T. H. u kryen 31,8% të. vëllimit në ton/km të lëvizjes së përgjithshme të mallrave që bëhet me mjetet e transportit tokësor e detar të brendshëm. Ky vëllim do të rritet më tepër në të ardhmen. Po zbatohen masa të shumta për shtimin e rrjetit hekurudhor, për rritjen e shkallës së mekanizimit kompleks në ngarkim-shkarkim, për shtimin e degëzimeve të vijave hekurudhore, për rritjen e shpejtësisë teknike të trenave, për shtimin e mjeteve të T. H. dhe për modernizimin e sistemi& të sinjalizimit e të ndërlidhjes.
(P. Ça.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Transporti Hekurudhor
[cite]