TRANSSHQIP


TRANSSHQIP
✤ Ndërmarrje që merret me transportin e mallrave të eksportit dhe të importit, me mjete të vendit e të huaja. Është krijuar më 1960 në Tiranë, në varësi të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme. Lidh kontrata për dhënien me qira të mjeteve tona të transportit firmave të huaja dhe për marrjen me qira të mjeteve të huaja për transportimin e mallrave tona, për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve në portet detare, për shërbimet e mjeteve tona të transportit gjatë ngarkimit dhe shkarkimit, rrugëve të kalimit etj. Lidhet me firmat e huaja të transportit, me portet, si dhe organizatat ndërkombëtare të transportit. Nëpërmjet T. lëvizin rreth 43.2% e gjithë vëllimit të mallrave të eksport-importit tonë, nga këto me mjetet tona 71.6% (1982). Në të ardhmen do të fillojë edhe transporti hekurudhor i mallrave të eksportit.

(Q. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Transshqip


[cite]