NËNDETËSJA

(deti)

Është një anije që mund të lundrojë nën ujë si balena. Por ashtu si balena edhe ajo ka nevojë të dalë herë pas here në sipërfaqe për t’u furnizuar me ajër. Periudha e qëndrimit të nëndetëses nën ujë lidhet ngushtë me sasinë e ajrit me të cilin është furnizuar, sepse ajri është i domosdoshëm për njerëzit dhe makinat. Për t’u zhytur nëndetëset përdorin një motor elektrik që i vë në lëvizje, por ato duhet të kthehen shpesh në sipërfaqe për të ngarkuar akumulatorët me anë të një motori dizel. Vetëm nëndetëset atomike mund të qëndrojnë gjatë nën ujë. Nëndetësja nuk mund të zhytet më thellë se 150-200 metra, ndërsa batiskafët zbresin në thellësi edhe më të mëdha.

Qielli – Deti – Toka

[cite]