TREBINJA
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (VP). Qendër e fshatit të basfikuar që përfshin edhe fshatrat Kalivaçi, Malina, Potkozhani. Në afërsi të fshatit janë gjurmët e një vendbanimi ilir, ku ;anë gjetur fragmente qeramike. Gjatë Luftës ANÇ banorët e T. morën pjesë në Batalionin e Kokrës. Këshilli NÇ u krijua në dhjetor 1942. Xolektivizimi i bujqësisë u krye më 1955. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, e formuar më 1967. Drejtimi kryesor i ekonomisë eshtë prodhimi i drithërave të bukës, frutikultura che rritja e bagëtive të imëta. T. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, spital, muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Trebinja
[cite]