TREGTIA
✤ Veprimtaria për shpërndarjen dhe këmbimin e mallrave nëpërmjet shitblerjes. Me zhviUimin e forcave prodhuese dhe të ndarjes shoqërore të punës, trevat shqiptare ■ e kanë njohur qysh herët shkëmbimin e prodhimeve. Një rrjet i dendur urbanistik u ngrit në kushtet e ekonomisë skllavopronare me Dyrrahun, Apoloninë, Bylisin, Skodrën, Lisin etj. si qendra të rëndësishme prodhimi e shkëmbimi. Ato prenë monedhat e tyre që patën një përhapje të gjerë, dëshmi e veprimtarisë së dendur tregtare të këtyre qyteteve brenda dhe jashtë Uirisë. Prania e dendur, nga ana tjetër, e produkteve të importit si dhe e monedhave epirote, maqedone, të Sirakuzës, më vonë të Romës, dëshmon se në epokën helenistike trevat ilire ishin përfshirë në shkëmbimet tregtare që i lidhnin me vendet e Mesdheut. Dendësimi i rrjetit urbanistik dhe i ekonomisë monetare e të mallrave në Uiri në shekujt e parë të erës së re çoi në krijimin e një sistemi
të tërë rrugësh tregtare e tokësore që iidhnin Perëndimin me Lindjen. Rënia e rendit skllavopronar, kalimi në feudalizëm, mbizotërimi i ekonomisë natyrore, shkaktuan rënien e qyteteve, por disa nga ato ruajtën ende edhe pser të dobësuara funksionet e tyre prodhuese e të shkëmbimit, si Durrësi, Lisi, Kanina etj., prodhimet e të eilave arrinin edhe në viset e brendshme të vendit. Shek. II shënoi fillimin e një rritjeje të re të jetës qytetare e të qarkullimit monetar e të mallrave në trevat shqiptare, që dëshmohet edhe nga prania e tregtarëve të huaj në qytetet bregdetare, nga ekzistenca e panaireve dhe e rrugëve tregtare, të njohura në gjithë botën e atëhershme siç njofton gjeografi arab AZ Jdrizi (shih), nga akordimi i privilegjeve për tregtarët në qytete të ndryshme që nga shek. XII etj.
Zhvillimi i marrëdhënieve feudale solli një lulëzim të ndjeshëm të T. Krahas qyteteve që vazhdonin jetën nga koha antike si Durrësi, Vlora, Ulqini, Shkodra, patën një rritje si qendra prodhimi zejtar dhe shkëmbimi eahe një varg qendrash të reja në vise të brendshme si Kruja, Prizreni, Drishti etj., kurse në bregdet filluan jetën një varg skelash të reja si Spinarica, Shufadaja, Pirgu, Shirgji me depozitat e tij të mallrave. Prodhime kryesore, drithë, kripë, lëndë druri, plumb nga Kosova shkonin këndej drejt Venedikut, Raguzës, Ankonës etj., ndërsa prej andej vinin prodhime artizanati e Iuksi. Tregtarë nga trevat shqiptare rrihnin rrugët deri në Egjipt Siri, Flandër. Në shek. XIV rreth disa qyteteve kryesore u krijuan tregje me funksione me rëndësi ndërkrahinore ku kryqëzoheshin rrugë të mëdha tregtare, veçanërisht të kripës dhe që sillnin të ardhura të mëdha doganore. Në sferën e veprimit të këtyre tregjeve u fuqizuan principatat feudale të Shkodrës, Durrësit, të Vlorës dhe Artës.
Në shek. XV T. pësoi një goditje nga vërshimi osman që dëmtoi rëndë forcat prodhuese të vendit. Sistemi feudal-ushtarak. që u vendos përforcoi ekonominë natyrore dhe u bë pengesë për lidhjet ekonomike të brendshme dhe me botën e jashtme. Vetëm në gjysmën e dytë të shek. XVI, me rimëkëmbjen e ngadalshme të vendit dhe rritjen e qyteteve si qendra prodhimi zejtar, u gjallëruan tregjet lokale, të lidhura kryesisht me ekonominë fshatare, Portet e Vlorës, Durrësit, Lezhës, Shirgjit, Ulqinit u gjallëruan me tregtarë vendas dhe të huaj, që grumbullonin nga trevat shqiptare dhe vise të tjera ballkanike prodhime bujqësore e blegtorale, lëndë druri, kripë, lesh, dyllë, lëkura dhe i eksportonin drejt Perëndimit, ndërsa andej sillnin produkte industriale e artizanale. Kulmin e vet T. shqiptare e njohu që nga fundi i shek. XVII deri në fillim të shek. XIX. Një varg tregjesh lokale u fuqizuan dhe morën funksione ndërkrahinore. Me zhvillimin e zejtarisë së organizuar në esnafe, u rrit numri i prodhuesve të diferencuar sipas profilit profesional dhe me këtë potenciali ekonomik i qyteteve, që shprehet në numrin e rritur të dyqaneve (Pazari i Elbasanit, Shkodrës, Prizrenit, Beratit me rreth 900 dyqane secili, prapa të cilave ishin qendra të vogla si Gjirokastra, Gjakova, Prishtina, Kavaja me rreth 200).
Qendrat kryesore tregtare të Shqipërisë (Shkodra, Prizreni, Voskopoja) nga vëllimi i veprimtarisë dhe potenciali i tyre ekonomik qëndronin në nivelin e tregjeve më të avancuara të Ballkanit. Ishin tregtarët e mëdhenj shqiptarë. midis të cilëve kishte edhe përfaqësues të klasës feudale, të cilët zotëronin në T. e jashtme që divillohej në tokë e në det me vendet e Zvropës Qendrore e Lindore. Në këto tregje u siirmua si forcë e re shoqërore borgjezia tregtare ^endase. Tregjet ndërkrahinore të Shkodrës, Prizrenit, Beratit e Janinës arritën të bëheshin cendra konvergjence ekonomike e politike me rëndësi mbarëshqiptare, që shërbyen si bazë për formimin e pashallëkeve shqiptare, të gjysmës së dytë të shek. XVIII e fillimit të shek. XIX che të përpjekjeve të tyre për pavarësi. Një rol për zhvillimin e shkëmbimeve dhe të marrëdhërdeve monetare luajtën dhe panairet vjetore si dhe tregjet javore, që filluan të organizohen edhe në fshatra të ndryshme. Rezultat i kësaj rritjeje rë veprimtarisë ishte shtimi i numrit të njësive rregtare, që në vitet 30 të shek. XIX ishin rreth 9200, kurse në fillim të shek. XX arritën në rreth 16200; ndërsa xhiroja tregtare me botën e jashtme në të njëjtën kohë nga 13 milionë arriti në 48 milionë fr. Presioni gjithnjë në rritje i kapitalit të huaj çoi në një prishje të ekuilibrit :ë këtij bilanci në favor të kapitalit tregtar të huaj, nën vartësinë e të cilit që nga fundi i shek. XIX hyri gjithnjë e më thellë T. shqiprare, duke shkaktuar kështu varfërimin ekonomik të vendit. Mbi një bazë krejt të re ekonomike-shoqërore u ngrit pas Çlirimit tregtia socialiste (shih).
(Z. Sh.-A.. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tregtia