TREGU I GARANTUAR


TREGU I GARANTUAR
✤ Formë e tregtisë socialiste që u vendos më 1949 në kushtet e ekonomisë shumësektorëshe në përputhje me vendimet e Kongresit I të PKSH (sot PPSH). T. i G. bënte pjesë në sistemin e grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale për ha dhe të furnizimit me tre Uoje tregjesh: tregu i garantuar shtetëror, tregu reciprok dhe tregu i lirë (shih). T. i G. furnizonte me mallra të dorës së parë për jetesë dhe me çmime të caktuara në pajtim me nivelin e pagave punonjësit që ishin në marrëdhënie pune me shtetin dhe me institucionet parashtetërore së bashku me anëtarët e familjeve të tyre që i kishin në ngarkim dhe që nuk ishin në gjendje pune. Këto çmime ishin më të ulëta se ato të tregut reciprok dhe të tregut të lirë. T.iG. zbatohej nëpërmjet sistemit të triskëtimit (shih).

T. i G. luajti një rol të rëndësishëm në atë kohë për furnizimin e popullit me mallra të dobishme, në luftë me spekulatorët dhe ndihmoi për qëndrueshmërinë e tregut dhe të çmimeve. T. i G. pati karakter të përkohshëm. Ai ishte i pashmangshëm në kushtet e prapambetjes së thellë ekonomike dhe të shkatërrimeve të mëdha që pësoi vendi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zhvillimin e ekonomisë socialiste u krijuan kushtet që të hiqet ky lloj tregu dhe sistemi i triskëtimit, që iidhej me të.

(Bu. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tregu I Garantuar


[cite]