TREGU I LIRË
✤ Formë e tregtisë socialiste që u vendos më 1949, në kushtet e ekonomisë shumësektorëshe, në përputhje me vendimet e Kongresit I të PKSH (sot PPSH). T.iL. bënte pjesë në sistemin e gmmbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale për ha dhe të furnizimit me tre lloj tregjesh: tregu i garantuar, tregu reciprok (shih) dhe T. i L. Nëpërmjet T. të L. furnizohej me mallra konsumi ajo kategori njerëzish që nuk ishte e pajisur me triska dhe që u përkiste klasave të pasura, njëkohësisht përmbusheshin nevojat plotësuese të punonjësve të pajisur me triska. Në këtë treg çmimet ishin më të larta se në tregun e garantuar e në atë reciprok. T. i L. ishte mjet në duart e shtetit për tërheqjen e parave të tepërta që kishin elementët kapitalistë të qytetit dhe të fshatit dhe për të nxitur fshatarin që tepricat e produkteve bujqësore e blegtorale t’i këmbente nëpërmjet tregut reciprok. T. i L. ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër elementit kapitalist të qytetit e të fshatit, ka shërbyer si mjet në duart e shtetit për të mënjanuar dukurinë e inflacionit dhe për zgjidhjen e problemit të akumulimeve monetare.
Me fuqizimin e ekonomisë socialiste, me heqjen e sistemit të triskëtimit (shih) ai u shfuqizua dhe vendi ynë kaloi në tregtinë e lirë shtetërore me çmime të njësuara shtetërore dhe pa kufizime.
(Bu. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tregu I Lirë
[cite]