TREGU RECIPROK


TREGU RECIPROK
✤ Formë e tregtisë socialiste që u vendos në vitin 1949 në kushtet e ekonomisë shumësektorëshe, në përputhje me vendimet e Kongresit I të PKSH (sot PPSH). T.R. bënte pjesë në sistemin e grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale për ha dhe të furnizimit me tre lloje tregjesh: tregu i garantuar (shih), T. R. dhe tregu i lirë (shih).

Nëpërmjet T. R. bëhej grumbullimi dhe blerja e tepricave të produkteve bujqësore e blegtorale që dispononte fshatarësia dhe furnizohej ajo me mallra të ndryshme të prodhuara në sektorin shtetëror socialist dhe në atë kooperativist. T. R., si një formë e përkohshme e këmbimit në socializëm ndihmoi për forcimin e aleaneës ndërmjet klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse dhe për normalizimin e furnizimit të klasës punëtore me produkte bujqësore dhe të industrisë me lëndë të para.

Nëpërmjet T. R. nxitej shtimi i prodhimrt bujqësor dhe blegtoral, dorëzimi i teprieave të produkteve bujqësore shtetit dhe ndihmohej për krijimin e fondeve shtetërore të mallrave. Në T. R. grumbulloheshin tepricat e produkteve kryesore bujqësore e blegtorale, si drithërat e bukës, mishi, vezët si dhe bliheshin me sistemin e kontratave bimët industriale etj. Me anën e T. R. shteti furnizonte fshatarësinë me mallra konsumi me çmime më të ulëta se ato që përdoreshin në tregun e lirë dhe më të larta se ato që përdoreshin në tregun e garantuar. Llojet e mallrave, normat e furnizimit dhe çmimet e shitjes caktoheshin nga shteti në mënyrë të planifikuar. T. R. kryhej kryesisht nga kooperativat e shitblerjes (shih). T. R. u hoq në kuadrin e heqjes së sistemit të triskëtimit (shih).

(Bu. H.) 

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tregu Reciprok


[cite]