TRIPOLI
✤ Shkëmb silicor i shtresëzuar, shumë i imët, i lehtë, dhe i. thyeshëm, i formuar thuajse krejtësisht nga mbeturina të grimcave mikroskopike të opalit. Është i bardhë, i përhimë, i verdhë, i kuqërrem etj. T. përdoret si filtër, si ndajthithës për nitroglicerinën, si dhe si material gë-‘ rryes për lëmime të imëta.

T. në Shqipëri është i përhapur në Zonën Jonike, në antiklinalin e malit të Gjerë, në qafën e Muzinës, pranë Lefterohorit etj. ndërmjet depozitimeve të jurasikut të mesëm e të sipërm, i shoqëruar me mergele dhe silicorë që ndërthuren me gëlqerorë të shtresëzuar. Këtu vërehen dy lloje T., i butë dhe i fortë si dhe opokë, që ndërthuren. Si T. dhe opoka kanë pamje hiri vullkanik, përmbajnë 82-93,8% SiOo, 2,6-7.4% AbOj dhe 0,7-3.2% Fe203. Parashikohet ,të shfrytëzohen për prodhimin e tullave termoizoluese.

T. dhe opokë së bashku me stralle, ka edhe në depozitimet e kretakut të sipërm po në të njëjtat vende, por ato kanë cilësi më të ulët se T. dhe epoka që janë formuar gjatë jurasikut.

(E. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tripoli


[cite]