TROFTA
✤ (Salmo trutta L.) Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla i familjes të iroftave (Salmonidae). T. e vendit takohet në dy lloje: endemike e liqenit të Ohrit (shih: Korani) dhe T. malore. Ka dhëmbë të fortë, konikë e të mprehtë, luspa të vogla, të futura fort në lëkurë të cilat bien me vështirësi tek meshkujt e shpejt tek femrat, me vijë anësore të dukshme si edhe pendë yndyrore, në shpinë e anëve të trupit piklat e kuqe nganjëherë mungojnë, dhe shpina ka bojë hiri të çelët, anëve në të argjendtë. . Ngjyra e trupit e bukur ndryshon sipas kohës dhe moshës. Ndeshet kryesisht në pjesën Qendrore e J të Evropës, në zona malore me ujëra të pastra e të pasura me oksigjen. Në Shqipëri ndeshet në 1. e Cemit, Drinit, Bistricës, Valbonës e gjetkë. Llojet endemike shtojnë në liqen, ndërsa T. e malit (S. t. morpha fario L.), T. e liqenit (S. t. morpha lacustris) dhe T. e mermertë (S. t. marmorata) shtojnë në tetor-dhjetor shumë rrallë në janar në ujëra të rrjedhshme të lumenjve malorë. T. ushqehet kryesisht me invertebrorë, krustace, insekte, peshq të vegjël etj. Peshkohet me rrjeta e grepa. Mishin e ka shumë të shijshëm. T. e racës Salmo gairdnieri Franc është sjëilë më 1871 e shtuar me përfundime shumë të mira. Edhe T. malore ka perspektivë të shtohet artificialisht.
(N. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Trofta
[cite]