TROPIKU

(toka)

Tropikët janë dy: i veriut dhe i jugut. Tropik quhet secili nga të dy paralelet e rruzullit tokësor, që shtrihen afër 23 gradë sipër dhe poshtë ekuatorit. Zona që shtrihet midis këtyre dy rrathëve, quhet zonë tropikale. Tropikët nuk shënojnë ndonjë kufi të përcaktuar klimatik midis zonës tropikale, që përfshihet ndërmjet tyre, dhe pjesës tjetër të rruzullit tokësor. Zona tropikale, në mes të së cilës kalon ekuatori, ka një klimë e një botë bimore e shtazore të ngjashme me atë të vendeve ekuatoriale.

Qielli – Deti – Toka

[cite]