TROPOJA
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (VL), nga i cili ka marrë emrin i gjithë rrethi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Buçaj, Gegaj, Kasaj, Papaj, Viçidol, popullsia gjithsej 4207 banorë. Në vitet 1925-1952 ishte qendra administrative e rrethit. Ka qenë e lidhur me rrugë automobilistike me Gjakovën. Në Qafën e Morinës janë bërë disa beteja kundër pushtuesve fashistë. U çlirua më 16.10.1944. Në T. u formua Brigada XXV S. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. T. është qendër e kooperativës së bashkuar «Kufitari». Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave, është e zhvilluar pemëtaria dhe vreshtaria. T. ka shkollë të mesme bujqësore shumëdegëshe, shkollë 8-vjeçare, spital, shtëpi kulture, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tropoja


[cite]