TRUBEHOVA


TRUBEHOVA
✤ Fshat malor në rrethin e Skraparit në VL të Çorovodës, në lartësinë 1220 m. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Faqekuq, Krushovë, Kapinovë, Krastë, Vlushë, Leshnjë, Gostënckë, popullsia gjithsej 2192 banorë. T. njihet si vendbanim që në periudhën ilire. Banorët

e T. morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Në tetor 1942 u ngrit Këshilli NÇ. Në ..Vlushë më -17.3.1944 u përurua Brig. VII S. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi blegtoral. T. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e. komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Trubehova


[cite]