TRUMBETA E KRUJËS
✤ (1911). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, letrare në gjuhën shqipe dhe angleze. Numri i parë doli më 20.3.1911 në Sant-Luis të SHBA, dolën gjithsej 3 numra.
E drejtonte Faik Konica, përfaqësonte interesat politike të rrymës së moderuar dhe nuk ushtroi ndonjë ndikim në jetën politike të kohës. (P. T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Trumbeta E Krujës
[cite]