TRUMBETA E KRUJËS


TRUMBETA E KRUJËS
✤ (1911). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, letrare në gjuhën shqipe dhe angleze. Numri i parë doli më 20.3.1911 në Sant-Luis të SHBA, dolën gjithsej 3 numra.

E drejtonte Faik Konica, përfaqësonte interesat politike të rrymës së moderuar dhe nuk ushtroi ndonjë ndikim në jetën politike të kohës. (P. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Trumbeta E Krujës


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "TRUMBETA E KRUJËS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/trumbeta-e-kruj%c3%abs