TUTULANI MARGARITA


TUTULANI MARGARITA
✤ (1924-1943). Militante komuniste, një nga figurat e shquara të Lëvizjes ANÇ në qarkun e Beratit, Heroinë e Popullit. Lindi në Berat.

Nxënëse ‘ në Institutin Femëror të Tiranës, përqafoi idetë komuniste dhe filloi aktivitetin revolucionar (1938). Mori pjesë gjallërisht në demonstratat antifashiste në Tiranë. Përqafoi vijën e PKSH dhe u bë propagandiste e zjarrtë e luftës antifashiste në qytetin e Beratit. Anëtare e PKSH më 1942, anëtare e Komitetit qarkor të PKSH për Beratin (1943), punoi pa u lodhur për organizimin e mobilizimin e grave dhe të rejave në luftë për çlirimin e vendit. E kapur befasisht nga armiqtë, u bëri ballë me trimëri torturave çnjerëzore. U ekzekutua më 6.7.1943 barbarisht nga fashistët, bashkë me të vëllanë Kristaq Tutulani, shkrimtar revolucionar, anëtar i PKSH prej vitit 1942, trashëgimi letrar i të cilit është përmbledhur në librin «Shkrime të zgjedhura» (1986).

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tutulani Margarita


[cite]