TUSHI BAJRAM
✤ (1922-1943). I ri komunist, luftëtar trim e i vendosur për çështjen e çlirimit të atdheut, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Vërnik të Vlorës, në një familje të varfër fshatare. Nxënës i shkollës tregtare të Vlorës, u hodh në veprimtari revolucionare antifashiste,
Pas themelimit të PKSH përqafoi vijën e saj dhe u organizua në radhët e Rinisë Komuniste të shkollës (1942), aktivizohet në aksione të ndryshme kundër armikut. Shtëpinë e vet e ktheu në një bazë të rëndësishme të Partisë.
Për veprimtari revolucionare u përjashtua nga shkolla dhe u detyrua të hidhej në ilegalitet. Ra heroikisht bashkë me tre shokë në luftim të pabarabartë i rrethuar nga forca të shumta fashiste më 18.10.1942 (shih: Heronjtë e Topanasë). (Y.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tushi Bajram
[cite]