UGARL
✤ Tokë arë që lihet pa u mbjellë një ose iy vjet. Zakonisht U. nuk lërohej por lihej djerr, ;epse shërbente për të kullotur bagëtinë. Në Shqipëri U. është përdorur deri në vitet e para pas Çlirimit. Me ngritjen e ekonomive të mëdha sodalist-e u mënjanua në mesin e viteve 60 në zonat fushore e kodrinore dhe mbeti edhe për disa >ohë në zonat malore (mbi 1000 m lartësi). Si rrjedhojë e mekanizimit, kimizimit e përhapjes së farave të reja me periudhë bimore më të shkurtër dhe të renditjes së kulturave në qarkuLimin bujqësor, sistemi i U. është hequr përfuniimisht edhe nga zonat më të larta malore. (O.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ugarl
[cite]