UGOLINI LUIXHI
✤ (Luigi Ugolini). Arkeolog italian. Kryesoi misionin arkeologjik italian, të krijuar në 1926 sipas marrëveshjes ndërmjet A.Zogut e Italisë. Misioni do të kryente për një afat prej ‘O vjetësh kërkime e gërmime arkeologjike në irejt ferritorin shqiptar, me përjashtim të prefekturave të Shkodrës, Durrësit e Vlorës, lëshuar pak vite më parë si koncesion një misioni arkeologjik francez. L.U. i filloi gërmimet po atë vit në Finiq, por meqë nuk dhanë rezultatet e primra, më 1928 u shpërngul në Butrint. Me gërmimet e bëra deri më 1937 zbuloi një pjesë të çendrës së qytetit, ku ishte ruajtur teatri, një portik, tempuj e godina të tjera, si dhe mure rrethuese etj. Botoi tri vepra të titulluara «Shqipëria antike» («Albania Antica«). Në dy vëllimet kushtuar gërmimeve të Finiqit e Butrintit, ndeshemi edhe me mendime e datime jobindëse, por e ruajnë vlerën si vepra informacioni arkeologjik mbi këto dy qytete. L.U. nuk dorëzoi e as nuk la ndonjë inventar të objekteve të zbuluara në gërmimet. Përkundrazi, më 1928 ai organizoi grabitjen e një sërë objekteve me vlerë të rrallë artistike, midis të tjerave edhe të kokës së Apolonit, të zbuluara prej gërmimeve në Butrint. Qëllimi kryesor i misionit të L.U. dhe i veprave të tij si zëdhënës e mbrojtës i interesave politike ekspansioniste të qarqeve imperialiste italiane ishte kërkimi i një mbështetjeje pseudoshkencore arkeologjike për fatet gjoja «të përbashkëta» të të dy brigjeve të Adriatikut, për të përligjur agresionin fashist kundër Shqipërisë.
(H.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ugolini Luixhi
[cite]