
UJËMBLEDHËSI I GJANÇIT
✤ Vepër e ndërtuar në vitet 1970-1975 për ujitjen e një pjese të fushës së Korçës. Grumbullon 15 milionë m3 ujë dhe ka aftësi ujitëse 5.750 ha. Thellësia më e madhe është 27 metra. Marrja e ujit nga ujëmbledhësi bëhet me një tunel me gjatësi 1600 m. Rënia prej 120 m midis daljes së tunelit dhe kanalit kryesor ujitës shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike (rreth 2500 kW). Ka dy kanale kryesore ujitës, secili rreth 25 km i gjatë.
(Dh.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujëmbledhësi I Gjançit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "UJËMBLEDHËSI I GJANÇIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/uj%c3%abmbledh%c3%absi-i-gjan%c3%a7it