UJËMBLEDHËSI I KURJANIT
✤ Vepër e ndërtuar në vitet 1958-1962 pranë fshatit Kurjan të rrethit të Fierit. Grumbullon 30 milionë m3 ujë që i merr pjesërisht nga pellgu shimbledhës i tij dhe pjesërisht nga 1. i Semanit me ngritje mekanike. Kanali kryesor ujitës ka gjatësi 30 km. Nga sasia e ujit është i dyti në vendin tonë. Ka aftësi ujitëse 6.600 ha, ujit kryesisht tokat në fushën e Roskovecit të rrethit të Fierit dhe në disa koop. të rrethit të Beratit. Pellgu shfrytëzohet edhe për rritjen e peshkut.
(Dh.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujëmbledhësi I Kurjanit
[cite]