UJËMBLEDHËSI I DOFTISË


UJËMBLEDHËSI I DOFTISË
✤ Vepër e ndërtuar në rrethin e Gjirokastrës në vitet 1969-1976. Grumbullon 16,4 milionë m3 ujë që e merr nga lumi i Suhës nëpërmjet një kanali dhe një vepre marrjeje. Diga e ujëmbledhësit është e lartë 16 m dhe e gjatë 2100 m. Kanali kryesor ujitës i gjatë 49 km ka një numër të madh veprash arti. Ka aftësi ujitëse prej 4.200 ha në NB «Muzo Asqeri». KTL Sofratikë, koop. bujqësore «Asim Zeneli» dhe «Llesh Pali». Ky ujëmbledhës shfrytëzohet edhe për peshkim.

(Dh.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujëmbledhësi I Doftisë


[cite]