
UJËVARA E SOTIRËS
✤ Ujëvarë-burim në VL të Tomorit (rrethi i Beratit) në lartësinë rreth 700 m, një nga më të mëdhatë e vendit dhe unikale nga forma e daljes. Ujët shkëputet me forcë nga shkëmbi, duke dalë nga një e çarë horizontale dhe bie menjëherë vertikalisht në një greminë të thellë. Ka vlera shkencore e turistike dhe bukuri të rralla natyrore.
(N.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujëvara E Sotirës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "UJËVARA E SOTIRËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/uj%c3%abvara-e-sotir%c3%abs